PASQYRAT FINANCIARE DHE ROLI I TYRE NË VENDIMMARRJE
9-10 Mars 2021, Online, Platforma Zoom
Përshkrimi i kursit
Raportimi financiar është thelbësor për procesin e vendimmarjes. Raportimi fiananciar është gjithashtu një element i rëndësishëm i besueshmërisë së investitorëve dhe palëve të tjera të interesuara gjatë procesit të vendimmarrjes në lidhje me njësinë ekonomike. Kursi i trajnimit do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me setin e plotë të pasqyrave financiare dhe informacionin që mbart secila prej tyre, rregullat për zbatimin e politikave kontabël, llogaritë e arkëtueshme, borxhin e keq, tatimin e shtyrë, provizionet, aktivet e kushtëzuara, koston e kapitalit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ushtruar me kompetencë funksionet e tyre në procesin e hartimit dhe interpretimit të raporteve financiare, me qëllim përmirësimin e performancës së shoqësisë duke lehtësuar procesin e vendimmarrjes për nivelet e larta të menaxhimit.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për financierët dhe shefat e financës.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
- Kuptoni rëndësinë dhe domosdoshmërinë e raportimit financiar;
- Identifikoni setin e plotë të pasqyrave financiare dhe informacionin që mbart secila prej tyre;
- Shpjegoni rolin e pasqyrave financiare në procesin e vendimmarrjes për nivelet e larta të menaxhimit; • Kuptoni informacionin e pasqyrave financiare karakteristike për shoqëritë UK;
- Shpjegoni konceptet llogari të arkëtueshme, borxh i keq dhe tatim i shtyrë;
- Dalloni provizionet nga detyrimet dhe aktivet e kushtëzuara;
- Dalloni konceptin e ruajtjes së kapitalit financiar nga koncepti i ruajtjes së kapitalit fizik;
- Identifikoni zërat e kostos së kapitalit;
- Kuptoni modelin e bazës së rregulluar të aktiveve.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe pasqyra financiare reale të shoqërive UK.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Pasqyrat Financiare dhe Roli i Tyre në Vendimmarrje”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit:
Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 15.000 lekë/ person
Per jo anëtarët: 18.000 lekë
TR
Albania
Member | $15,000.00 |
Non-Member | $18,000.00 |