Përshkrimi i kursit
Shërbimi i klientit është një nga funksionet kyç të çdo shoqërie ujësjellës kanalizime. Ky kurs trajnimi thekson rolin e shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun në suksesin e Shoqërive UK. Kursi është përditësuar me metodat më të fundit të shërbimit ndaj klientit, duke reflektuar praktikat moderne dhe qasjet bashkëkohore në komunikimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, menaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, menaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit, menaxhimin e leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme të këtij shërbimi, si dhe për të përmirësuar shërbimin e klientit dhe marrëdhëniet me publikun në shoqëritë e tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për përgjegjësit, specialistët, operatorët dhe azhornuesit e shërbimit të klientit, specialistët e marrëdhënieve me shtypin dhe publikun, përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të shërbimit të matësave, si dhe përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të leximi.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
- Kuptoni rëndësinë e ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit;
- Kuptoni se si qendrimi i punonjësit ndikon në kënaqësinë e klientit;
- Kuptoni rëndësinë strategjike të një njësie të dedikuar të shërbimit të klientit;
- Kuptoni rëndësinë e manaxhimit të informacionit të klientit;
- Njihni marrëdhënien mes manaxhimit të bazës së të dhënave të klientit dhe reagimit të shpejtë ndaj pyetjeve apo kërkesave të klientëve;
- Njihni rolin e marrëdhënieve dhe komunikimit me publikun në vendosjen e një imazhi pozitiv të shoqërisë;
- Identifikoni variablat që ndikojnë kënaqësinë e klientit;
- Kuptoni rëndësinë e manaxhimit të përshtypjeve të klientit;
- Njihni rëndësinë e manaxhimit proaktiv të ankesave të klientëve;
- Zbatoni procedura të qarta të manaxhimit të ankesave;
- Kuptoni rolin e instalimit të matësave të konsumit në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e performancën tregtare të shoqërisë;
- Kuptoni rëndësinë e vendosjes dhe zbatimit të procedurave të qarta për rastet e klientëve mos-pagues;
– Përgatitni një strategji komunikimi bazuar në nevojat e qytetarëve dhe në këshillim të hapur me ta;
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
- Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person + TVSH.
- Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person + TVSH.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
Tirana, Albania, TR 1019
Albania