Etika për Profesionistët e Ujit dhe Ujit të Ndotur

Përshkrimi i kursit

Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimin mbi rolin e etikës në sektorin e ujit. Kursi do të trajtojë çështje të cilat kanë të bëjnë me “integritetin e ujit”, vlerat dhe standardet etike, elementët standard të një Kodi Etike si dhe procesin që mund të ndiqet nga shoqëritë për të hartuar kodin e tyre të etikës. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u përballur me dilemat etike gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është i vlefshëm për të gjithë punojësit e shoqërive ujësjellës kanalizime, personelin e laboratorit dhe atë të shërbimit të klientit.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Kuptoni konceptin e “integritetit  të ujit”dhe rëndësinë e tij;
  • Njihni pasojat e korrupsionit në sektorin e ujit;
  • Kuptoni përfitimet potenciale nga zbatimi i një programi etike në shoqërinë tuaj;
  • Implementoni standardet etike me qëllim përforcimin e sjelljeve të përshtatshme;
  •  Njihni përmbajtjen standarde të një Kodi Etike;
  • Njihni kuadrin ligjor në të cilin mund të bazoheni për të hartuar një Kod Etike të shoqërisë suaj.

Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.

Materialet e kursit të trajnimit

Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Etika për Profesionistët e Ujit”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit

  • Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person + TVSH.
  • Jo-anëtarët: 27,000 lekë për person + TVSH.

Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

When
September 22nd, 2026 9:00 AM to September 23rd, 2026 5:00 PM
Location
"Pjeter Bogdani" street, 39/1,k5,Ap. 3,
Tirana, Albania, TR 1019
Albania
Contact
Phone: 0697081515
  • Register Participant