Kursi i Trajnimit “Mbikqyrje”

 Registration is closed for this event

                                                      

Përshkrimi i kursit:  Ky kurs trajnimi thekson rolin e mbikëqyrësit në përmbushjen e misionit dhe objektivave të shoqërive ujësjellës kanalizime. Kursi fokusohet tek aftësitë dhe njohuritë që duhet të ketë një mbikëqyrës mbi planifikimin, koordinimin dhe motivimin e punonjësve me qëllim që çdokush të punojë me efektivitet për përmbushjen e objektivave.  Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’i pajisë pjësëmarrësit me njohuri dhe teknika të vlefshme mbikëqyrje për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjëllës kanalizime.

Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit të burimeve njerëzore, drejtuesit e departamentit të marrëdhënieve me publikun si dhe përgjegjësit e departamenteve.

Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  •  Identifikoni dhe përvetësoni aftësitë kryesore të një supervizori;
  •  Hartoni një plan të burimeve njerëzore;
  •  Motivoni dhe drejtoni punonjësit tuaj;
  •  Koordinoni punën e ekipit tuaj;
  •  Njihni përparësitë e punës në grup; Komunikoni në mënyrë efektive qëllimet, pritshmëritë dhe udhëzimet për vartësit tuaj;
  •  Delegoni detyrat me qëllim përmirësimin e performancës së njësisë që drejtoni;
  • Zgjidhni dhe përdorni një stil efektiv menaxhimi;
  •  Përdorni teknika të ndryshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet;
  • Përdorni strategji për të menaxhuar me mirë kohën tuaj.

Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në prezantime në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së prezantimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.

Materialet e kursit të trajnimit: Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Mbikëqyrja”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit:  Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 22.000 lekë/ person.  Per jo anëtarët: 25.000 lekë.  Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe

When
December 14th, 2022 9:00 AM to December 15th, 2022 4:00 PM
Location
Tirane
TR
Albania
Contact
Phone: 00355696012782
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant