Kursi i Trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit”

 Registration is closed for this event

MENAXHIMI I HUMBJEVE TË UJIT

28-29 Shtator, 2021 Tirane

Përshkrimi i kursit

Volumi vjetor i humbjeve të ujit (uji pa të ardhura) në një sistem të furnizimit me ujë të pijshëm është një tregues i rëndësishëm si për efiçencën e shpëndarjes së ujit, ashtu dhe për proçedurat administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime (UK). Humbjet e ujit janë një nga shkaqet kryesore të furnizimit me ndërprerje, dhe nën presionin e kërkuar të konsumatorëve. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, janë shkaqet për ndotjen e ujit të pijshëm. Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Menaxhimi i humbjeve përmirëson cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë, dhe ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë, duke ulur kostot e prodhimit dhe trajtimit të ujit. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.  Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e Zonave të Matura të Shërbimit (DMA) dhe menaxhimin e presionit, do të jenë disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Identifikoni përfitimet e menaxhimit të humbjeve të ujit;
  • Njihni metodat e proçesit të auditimit;
  • Shpjegoni elementët kryesorë të humbjeve administrative;
  • Njihni strategjitë e menaxhimit të rrjedhjeve;
  • Kuptoni rëndësinë e zonave të matura të shërbimit dhe të interpretoni rezultatet e tyre;
  • Identifikoni treguesit e perfomancës për humbjet teknike dhe administrative;
  • Identifikoni llojet e menaxhimit të presionit;
  • Shpjegoni zbatimin e programit të monitorimit të presionit.

Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në prezantime në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së pezantiemve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete duke u angazhuar në zhvillimin e ushtrimeve që përfshijnë përdorimin e të dhënave të shoqërisë së tyre.

Materialet e kursit të trajnimit

Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit Idhe II”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.

Tarifa e regjistrimit

Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 22.000 lekë/ person

Per jo anëtarët: 25.000 lekë

Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

When
September 28th, 2021 9:00 AM to September 29th, 2021 4:00 PM
Location
Tirane
TR
Albania
Contact
Phone: 00355696012782
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant