KONTROLLI I RRJEDHJEVE
15 Tetor, 2021
Përshkrimi i kursit
Kontrolli i rrjedhjeve përbën një nga sfidat kryesore të shoqërive UK. Humbjet teknike, të cilat përfshijnë rrjedhjet janë një nga komponentet kryesor të ujit pa të ardhura. Ato shkaktojnë dëmtime në rrjetin shpërndarës të ujit dhe ndikojnë në cilësinë e tij të pijshëm. Prandaj, kontrolli dhe menaxhimi i duhur i tyre është i domosdoshëm. Gjatë këtij kursi trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
- Identifikoni strategjitë bazë të kontrollit të rrjedhjeve;
- Përshkruani treguesit e performancës për rrjedhjet;
- Rendisni çështjet që duhet të merren parasysh gjatë zhvillimit të një plani për rrjedhjet;
- Identifikoni nivelin ekonomik të rrjedhjeve;
- Identifikoni disa prej teknikave të zbulimit të rrjedhjeve dhe teknologjitë e përdorura;
- Rendisni kriteret për përzgjedhjen e valvulave të reduktimit të presionit;
- Diskutoni mbi përzgjedhjen e matësve;
- Rendisni faktorët dhe komponentët që duhet të merren parasysh kur projektohet një DMA;
- Shpjegoni skemën tipike të një DMA-je;
- Diskutoni mbi menaxhimin e DMA-ve duke përfshirë mirëmbajtjen dhe monitorimin e tyre;
- Rendisni dhe të shpjegoni llojet e problemeve të DMA-ve.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim
Tarifa e regjistrimit
Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 13.000 lekë/ person
Per jo anëtarët: 16.000 lekë
TR
Albania