MENAXHIMI FINANCIAR PËR MENAXHERËT JO-FINANCIERË
23-24 Qershor, 2021, Tiranë
Përshkrimi i kursit
Menaxhimi financiar është jetik për menaxhimin e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime. Vendimet të cilat merren pa kuptuar mirë pasojat financiare mund të cënojnë performancën e shoqërisë. Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve për rolin e menaxhimit financiar. Kursi do të trajtojë çështje të cilat kanë të bëjnë me ciklin, rolet dhe mjetet e menaxhimit financiar, kontabilitetin, kostot e shërbimit, vendosjen e tarifave si dhe planifikimin e kapitalit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin financiar për të marrë vendime më të mira afatshkurtëra dhe afatgjata.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për menaxherët, drejtorët e drejtorive si dhe për çdo punojës të interesuar për të marrë njohuri thelbësore financiare.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
- Kuptoni rolin e menaxherit financiar dhe individëve të tjerë në shoqëri të përfshirë në menaxhimin financiar;
- Përdorni raportet financiare për të analizuar performancën e shoqërisë;
- Identifikoni instrumentet e menaxhimit financiar që mund të përdoren në një shoqëri;
- Përcaktoni kërkesën e të ardhurave për një shoqëri;
- Identifikoni shpenzimet operacionale dhe ato të mirëmbajtjes;
- Kuptoni parimet e Entit Rregullator të Ujit në përcaktimin e tarifave;
- Analizoni një strukurë tarife;
- Identifikoni shpenzimet kapitale;
- Analizoni faktorët që ndikojnë në planifikimin e kapitalit;
- Analizoni projektet kapitale;
- Përcaktoni përfitimet financiare dhe jofinanciare të çdo projekti;
- Analizoni kostot dhe përfitimet e çdo projekti.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo-Financierë”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 22.000 lekë/ person.
Per jo anëtarët: 25.000 lekë / person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.