Kursi i Trajnimit “Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura”

 Registration is closed for this event

TRAJTIMI PARAPRAK DHE PRIMAR I UJËRAVE TË NDOTURA

14 Korrik, 2021 Tiranë

 Përshkrimi i kursit

Trajtimi paraprak dhe primar luan një rol kyç në trajtimin e ujërave të ndotura dhe ka ndikim të rëndësishëm në funksionimin e proceseve të mëtejshme të trajtimit. Ky kurs trajnimi adreson problematikat kyesore të operimit dhe mirëmbajtes së njësive të trajtimit paraprak, primar dhe gropave septike. Trajnimi synon pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri të mjaftueshme për të përzgjedhur dhe përdorur praktikat më të mira të operimit të këtyre njësive bazuar në kushtet specifike të impjantit të tyre.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Shpjegoni qëllimin metodave të trajtimit paraprak dhe primar;
  • Kuptoni teknikat e vendosjes në punë, operimit, nxjerrjes jashtë funksionit dhe mirëmbajtjes së njësive të trajtimit paraprak;
  • Përcaktoni vëllimin e mbetjeve të ngurta të larguara nga grilat dhe rërëmbledhësi;
  • Vendosni një dekantues primar për herë të parë në funksionim;
  • Merrni mostra të ujit në hyrje dhe dalje të dekantuesit primar, interpretoni rezultatet e analizave laboratorike dhe bëni rregullimet e duhura të procesit të trajtimit;
  • Njihni faktorët që tregojnë se dekantuesi nuk po funksionon siç duhet, identifikoni burimet e problemit dhe ndërmerrni veprime korrigjuese;
  • Përcaktoni kohën, shpeshtësinë dhe sasinë e largimit të llumit nga dekantuesi primar;
  • Hartoni një strategji për operimin e dekantuesit primar;
  • Kuptoni procedurat e ndërtimit dhe instalimit të gropave septike;
  • Operoni dhe mirëmbani sistemet me gropa septike;

Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.

Materialet e kursit të trajnimit

Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit

Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person

Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person

Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

When
July 14th, 2021 9:00 PM to July 15th, 2021 12:00 AM
Location
Tirane
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 13,000.00
Non-Member ALL 16,000.00
  • Register Participant