Kursi i Trajnimit “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”

 Registration is closed for this event

PLANI I BIZNESIT PËR PËRMIRËSIMIN E PERFORMANCËS

16, 23, 30 shtator dhe 7 tetor

Përshkrimi i kursit

Ky kurs trajnimi trajton hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për hartimin e një Plani Biznesi 5-vjeçar për shoqëritë ujësjellës kanalizime. Duke filluar nga analizimi i situatës aktuale, identifikimi i objektivat strategjike, konvertimi i tyre në plane konkrete për përmirësimin e performancës deri tek monitorimi dhe përditësimi i këtyre planeve. Bashkë me këtë kurs është prodhuar një template në Excel, me të cilin duke futur të dhënat për vitin aktual, pjesëmarrësit mund të parashikojnë dhe llogaritin në mënyrë automatike treguesit e performancës për 5- vitet e ardhshme.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit ekonomik, inxhinierikë, shitjes, dhe shërbimit me klientin.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Njihni strukturën, procesin dhe elementët kryesore të planit të biznesit;
  • Hartoni vizionin dhe misionin e shoqërisë UK;
  • Vlerësoni situatën aktuale dhe identifikoni çështjet prioritare;
  • Llogaritni kërkesën aktuale për ujë, parashikoni kërkesën e ardhshme dhe të vlerësoni ujin pa të ardhura;
  • Identifikoni problematikat e strukturës organizative dhe të krijoni një strukturë të re të përmirësuar;
  • Përcaktoni objektivat strategjike;
  • Hartoni një program të plotë planesh veprimi për përmirësimin e përformancës;
  • Parashikoni buxhetin e operim mirëmbajtjes, shpenzimeve kapitale dhe nevojës totale për të ardhura;
  • Identifikoni faktorët që ndikojnë në strategjinë e tarifave dhe përzgjidhni strukturën e përshtatshme të tarifave;
  • Programoni kontrollin, monitorimin dhe përditësimin e planit të biznesit;

Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të fillojnë punën për hartimin e planit të biznesit të shoqërisë së tyre.

Materialet e kursit të trajnimit

Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit

Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 122,000 lekë për 3 persona.

Jo-anëtarët: 132,000 lekë për 3 persona.

Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe për 4 ditët e trajnimit.

When
September 16th, 2021 9:00 AM to October 7th, 2021 4:00 AM
Event Fee(s)
Member $122,000.00
Non-Member $132,000.00
  • Register Participant