Kursi i Trajnimit “Riparimi dhe Rehabilitimi i Sistemit të Kanalizimeve”

 Registration is closed for this event

Përshkrimi i kursit:  Ndotja e ujit të pijshëm, çarje dhe bllokim i rrjetit të kanalizimeve si dhe vërshimi i ujërave të ndotura në sipërfaqe, janë disa nga sfidat me të cilat shoqëritë UK përballen çdo ditë, si pasojë e sistemit të vjetër dhe të dëmtuar të kanalizimeve. Me qëllim adresimin e këtyre problematikave, në këtë kurs trajnimi trajtohen hapat dhe procedurat që duhen ndjekur për rehabilitimit e sistemit të kanalizimeve, duke filluar me studimin e gjendjes aktuale të rrjetit, vlerësimit të nevojës për rehabilitim, përzgjedhjen e metodës më të përshtatshme dhe ekonomike deri tek zbatimi i punës rehabilituese. Përveç zbatimit dhe përdorimit të metodave klasike të riparimit dhe rehabilitimit të linjave të kanalizimeve dhe pusetave, në këtë kurs trajtohen edhe teknikat më të fundit rehabilituese.

Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët e zbatimit dhe të mirëmbajtjes së sektorit të kanalizimeve.

Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

• Vlerësoni gjendjen e sistemi të kanalizimeve dhe përcaktoni nevojën për rehabilitim;

• Hartoni një program për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve;

• Kuptoni hapat dhe procedurat e instalimit të një linjë të ri kanalizimi;

• Riparoni në mënyrë të sigurt rrjetin ekzistues te kanalizimeve;

• Identifikoni metodat e ndryshme për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve;

• Zgjidhni metoden e duhur të rehabilitimit;

• Kuptoni dhe identifikoni defektet e pusetave;

• Njihni metodat e rehabilitimit te pusetave;

• Riparoni ose ndërtoni pusetat në mënyrë të sigurt;

• Inspektoni kanalizimet në ndërtim e sipër të siguroni përdorimin e materialeve të duhura, procedurat e shtrimit të tubave, si dhe hedhjen dhe ngjeshjen e materialit mbushës;

• Monitorini procesin e ndërtimit, mbani të dhëna të sakta dhe përgatisni raportet e nevojshme;

Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.

Materialet e kursit të trajnimit: Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Riparimi dhe Rehabilitimi i Sistemit të Kanalizimeve”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person.  Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

When
September 28th, 2022 9:00 AM to September 29th, 2022 4:00 PM
Location
Tirane
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant