Shërbimi ndaj Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun

 Registration is closed for this event

Përshkrimi i kursit: Shërbimi i klientit është një nga funksionet kyç të çdo shoqërie ujësjellës kanalizime. Ky kurs trajnimi thekson rolin e shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun në suksesin e Shoqërive UK. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, manaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, manaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit, manaxhimin e leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme të këtij shërbimi si dhe për të përmirësuar shërbimin e klientit dhe marrëdhëniet me publikun në shoqëritë e tyre.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për përgjegjësit, specialistët, operatorët dhe azhornuesit e shërbimit të klientit, specialistët e marrëdhënieve me shtypin dhe publikun, përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të shërbimit të matësave, si dhe përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të leximi.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Kuptoni rëndësinë e ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit;
  • Kuptoni se si qendrimi i punonjësit ndikon në kënaqësinë e klientit;
  • Kuptoni rëndësinë strategjike të një njësie të dedikuar të shërbimit të klientit;
  • Kuptoni rëndësinë e manaxhimit të informacionit të klientit;
  • Njihni marrëdhënien mes manaxhimit të bazës së të dhënave të klientit dhe reagimit të shpejtë ndaj pyetjeve apo kërkesave të klientëve;
  • Njihni rolin e marrëdhënieve dhe komunikimit me publikun në vendosjen e një imazhi pozitiv të shoqërisë;
  • Identifikoni variablat që ndikojnë kënaqësinë e klientit;
  • Kuptoni rëndësinë e manaxhimit të përshtypjeve të klientit;
  • Njihni rëndësinë e manaxhimit proaktiv të ankesave të klientëve;
  • Zbatoni procedura të qarta të manaxhimit të ankesave;
  • Kuptoni rolin e instalimit të matësave të konsumit në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e performancën tregtare të shoqërisë;
  • Kuptoni rëndësinë e vendosjes dhe zbatimit të procedurave të qarta për rastet e klientëve mos-pagues;
  • Përgatitni një strategji komunikimi bazuar në nevojat e qytetarëve dhe në këshillim të hapur me ta;
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime.Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
 
Tarifa e regjistrimitAnëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
April 27th, 2022 9:00 AM to April 28th, 2022 4:00 PM
Location
Tirane
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant