Sistemet e vogla të ujit

 Registration is closed for this event
Përshkrimi i kursit: Sistemet e furnizmit me ujë përbëhen nga burime ujore si ujra nëntokësor ose sipërfaqësor, puset, pompat, impiant të trajtimit të ujit, si dhe sistemin shpërndarës i cili përfshin rezervuarët dh e tubacionet që
furnizojnë konsumatorin me ujë. Për të gjithë këto komponent, punonjësit e shoqërive UK janë përgjegjës për ti mbajtur ato në punë dhe të sigurojnë ujë me cilësi të mirë dhe tëpijshëm. Ky kurs paraqet aspektet bazë të operimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve të vogla të furnizimit me ujë. Gjithashtu, identifikimi i problemeve, shkaku si dhe riparimi i tyre do të shpjegohen dhe diskutohen gjatë këtij kursi.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është
veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe teknikët e operimit dhe miërmbajtes.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Njihni dhe shpjegoni komponentët e sistemit të furnizimit me ujë dhe identifikoni sistemet tipike të furnizimit me ujë;
  • Njihni karakterisitkat kryesore të klasifikimit të cilësisë së ujit;
  • Identifikoni pjesët përbërëse të një pusi, si dhe procedurat për mirëmbatjen dhe rehabilitimin tij;
  • Operoni dhe mirëmbani pompat si dhe të identifikoni zgjidhjen e një problemi;Identifikoni qëllimin e impianteve të trajtimit dhe shpjegoni rëndësinë e tyre;
  • Identifikojnë llojet e kontaminuesve që mund të futen në një sistem shpërdarës të ujit;
  • Shpjegoni rëndësinë e një programi mbikëqyrjeje në një sistem shpërndarës uji;
  • Njihni rëndësinë e një programi monitorimi për cilësinë e ujit në një sistem shpërndarës;
  • Njihni rëndësinë e një programi kontrolli për lidhjet e kryqëzuara;
  • Operoni dhe mirëmbani veprave të ruajtjes së ujit;
  • Mbroni rezervuarë e ujit nga gërryerja si dhe të kryeni dezinfektimin e tyre;
  • Njihni formulat bazë për llogaritjen e sipërfaqes, volumit, presionit, shpejtësisë dhe prurjes së ujit.
Materialet e kursit të trajnimit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Sistemet e Vogla të Furnizimit me Ujë”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me certifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
June 17th, 2022 from  9:00 AM to  4:00 PM
Location
Tirane
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 13,000.00
Non-Member ALL 16,000.00
  • Register Participant