Siguria në Punë për Profesionistët e Ujërave të Ndotura

 Registration is closed for this event

Përshkrimi i kursit: Rrjeti i kanalizimeve dhe impianti i trajtimit të ujërave të ndotura, për nga vet natyra dhe vendodhja e tyre, mund të jenë vende të rrezikshme për të punuar. Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimi e punonjësve që punojnë në këto mjedise, në lidhje me rreziqet që mund të hasin në vendin e tyre të punës, si dhe pajisjen e tyre me njohurit e nevojshme për identifikimin dhe parandalimin e këtyre reziqeve. Përveç ndërhyrjeve inxhinierike për krijimin e një ambienti të sigurt pune, sjellja në mënyrë të sigurt dhe përdorimi i pajisjeve të mbrojtjes personale janë fokusi kryesor i këtij trajnimi.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në sektorin e kanalizimeve dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Kuptoni rëndësinë e rregullave dhe procedurave të sigurisë;
  • Njihni shkaqet e aksidenteve dhe dëmtimeve në punë;
  • Identifikoni rreziqet ekzistuese ose mundshme në ambientin e punës;
  • Mbroheni nga dëmtimet fizike,
  • Infektimet nga uji i ndotur, lëndët kimike helmuese, zhurmat e forta, zjarret, goditjet nga rryma elektrike dhe përzierjet eksplozive;
  • Zbatoni procedurat e sigurisë për hyrjen, punën dhe daljen nga hapësirat e mbyllura;
  • Identifikoni llojet e rreziqeve që mund të hasni kur punoni në një sistem kanalizimesh ose impiant të trajtimi të ujërave të ndotura;
  • Kuptoni rëndësinë dhe përdorimin e pajisjeve të sigurisë;
  • Identifikoni llojet e ndryshme të pajisjeve të sigurisë që përdoren nga punëtorët e ujërave të ndotur;
  • Përzgjidhni dhe përdorëni pajisjet e duhura mbrojtëse;
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Siguria në Punë për Profesionistët e Ujërave të Ndotura”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
November 23rd, 2022 9:00 PM to November 24th, 2022 4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 13,000.00
Non-Member ALL 16,000.00
  • Register Participant