Vështrim i Përgjithshëm mbi Sistemet SCADA për Profesionistët në sektorin e ujësjellës kanalizime

Përshkrimi i kursit: Sistemet e automatizuara të matjes dhe të kontrollit janë thelbësore për funksionimin efektiv të çdo impianti trajtimit të ujit të pijshëm apo ujërave të ndotura. Këto sisteme lejojnë më shumë fleksibilitet dhe kontroll më të madh të impiantit si dhe sigurojnë të dhëna të plota dhe në kohë, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e avarive në sistem. Ky kurs trajnimi ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me bazat e sistemeve të automatizuara të matjes, sensorëve dhe programeve kompjuterike të përdorura për operimin e duhur dhe kontrollin e impianteve të trajtimit të uji të pijshëm dhe ujërave të ndotura.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky trajnim është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm inxhinieret, teknikët dhe specialist që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur dhe janë përgjegjës për operimin e sistemeve SCADA.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Njihni rëndësinë e sistemeve të automatizuara të matjes dhe kontrollit për operimin e pajisjeve të trajtimit;
  • Kuptoni përdorimet e sensorëve;
  • Njihni llojet e ndryshme të sensorëve dhe konvertitorëve;
  • Lexoni pajisjet matëse dhe të bëni rregullime të duhura në funksionimin e pajisjeve të impiantit të trajtimit;
  • Identifikoni simptomat e problemeve në sistemet e matjes dhe kontrollit;
  • Identifikoni detyrat që mund të kryhen duke përdorur kompjutera dhe programe kompjuterike;
  • Njihni gabimet që mund të behen nga operatorët gjatë përdorimit të kompjuterave;
  • Vlerësoni komponentët e kompjuterit dhe programet kompjuterike;
  • Kuptoni përdorimin e programeve SCADA në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe të ujërave të ndotura;
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete duke u angazhuar në zhvillimin e ushtrimeve që përfshijnë përdorimin e të dhënave të shoqërisë së tyre.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Vështrim i Përgjithshëm mbi Sistemet SCADA për Profesionistët e Ujit të Pijshëm dhe Ujit të Ndotur”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person.
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

 
When
December 14th, 2022 9:00 AM through  4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 13,000.00
Non-Member ALL 16,000.00
  • Register Participant