Procedurat e Prokurimit Publik për Stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, Trajnimi i dyte

 Registration is closed for this event

Trajnim:                              Procedurat e Prokurimit Publik për Stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime

Data:                                    22-23  29-30 Qershor dhe 06-07 Korrik, 2023 (6 ditë)

Ora:                                       09:00 - 16:30

Vendodhja:                        Për tu vendosur, Tiranë

 

Grupi i Synuar:                  Drejtues, Specialiste, Inxhinierë pranë departamenteve të prokurimit, tregtare, teknike, ligjore dhe të shërbimeve mbështetëse të shoqërive ujësjellës kanalizime.

Përshkrimi:

Shoqëritë ujësjellës dhe kanalizime janë të detyruara të zbatojnë  ligjet kombëtare të prokurimeve publike, të cilat përcaktojnë rregullat, standardet dhe procedurat për proceset e prokurimit publik. Ky trajnim siguron që stafi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri të përfshirë në proceset e prokurimit të dinë të gjitha gjurmët që ndjek dhënia e një kontrate publike, konform kuadrit të ri ligjor për prokurimet publike dhe ligjit të menaxhimit financiar në Repubikën e Shqipërisë. Trajnimi përfshin njohuri në këtë tematika kyçe si, rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor që merr pjesë në procesin e prokurimit duke filluar që nga titullari i autoritetit kontraktor, personit përgjegjës për prokurim, specialistëve të fushës e deri tek antarët që janë pjesë e grupit që monitorojnë zbatimin e kontratës, konfliktin e interest - referuar ligjit dhe rregullave të prokurimit publik dhe atij të menaxhimit financiar, llojet e procedurave të prokurimit publik dhe rregullat për zbatimin e tyre nisur nga kufijt monetar , marrëveshja kuadër, palët dhe llojet e saj, administrimi i të gjithë dokumentacionit të një procedure prokurimi, duke filluar nga planifikimi deri te zbatimi i kontratës, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjit (iventarizimi i një dosje prokurimi), risitë e kuadrit të ri ligjor, i cili i ka shtrire efektet që nga 31.03.2021.

Trajnimi do të organizohet në formatin në klasë me pjesëmarrjen e stafit të cilët do të jenë në gjendje të bashkëveprojnë meTrajnerin përmes diskutimeve,  pyetjeve dhe rasteve studimore dhe ushtrimeve. Pjesëmarrësit mund të referojnë dhe raste praktike të ndeshura në punën  e tyre.

Objektivat Kryesor:

Qëllimi i këtij trajnimi është të forcojë kapacitetet e pjesëmarrësve në procesin e prokurimeve dhe të përmirësojë cilësinë e prokurimit të kryera nga Shoqëritë UK sipas legjislacionit në fuqi dhe praktikave më të mira. Objektivat specifikë të trajnimit për pjesëmarrësit janë:

  • Të njihen me risitë e kuadrit të ri ligjor për prokurimet publike dhe ligjit të menaxhimit financiar;
  • Të kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor që merr pjesë në procesin e prokurimit;
  • Të identifikojnë nevojat në zërin investime /fishat e investimeve dhe shpenzimeve ;
  • Të planifikojnë dhe përzgjedhin metodën që përdoret për përllogaritjen e vlerës duke e argumentuar dhe dokumentuar konform rregullave të prokurimit publik;
  • Të nxjerrin urdhërin e prokurimit dhe të përgatitisin dokumentat e tenderit nisur nga natyra dhe përmasat e kontratës;
  • Të argumentojnë ligjërisht dhe teknikisht vendosjen e kritereve për kualifikim pjesë e dokumentave të tenderit;
  • Të hapin dhe vlerësojnë ofertat dhe shpallin njoftimin e fituesit;
  • Të njohin hapat e ankimimit administrativ;
  • Të bëjnë lidhjen dhe zbatimin e kontratës;
  • Të kuptojnë konfliktin e interest - referuar ligjit dhe rregullave të prokurimit publik dhe atij të menaxhimit financiar;

 

Eksperti/Trajneri:

Vjollca Vasiari, Përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve, Drejtoria e Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë. 

Znj. Vasiari ka nje experience mbi 22 vjecare në fushën e prokurime. Ajo ka punuar si prokuruese, inspektore e jashtme financiare, trajnere ne fushen e prokurimeve publike te auditueseve te brendshem publik por jo vetem.

Tarifa e Regjistrimit:

  • Anëtarët e SHUKALB: 52.000 lekë/person + TVSH. Në rastin e regjistrimit të më shumë se 1 personi nga shoqëritë tarifa e ulur do të jetë 49.000 lekë/person + TVSH.
  • Jo-anëtarët: 55.000 lek pë person + TVSH.

Kjo tarifë përfshin materialet e trajnimit, drekat dhe pushimet për kafe.

 

When
June 29th, 2023 8:09 AM to June 30th, 2023 6:16 PM
  • Register Participant