MENAXHIMI I HUMBJEVE TË UJIT
18-19 Dhjetor 2024, Tiranë
Humbjet e ujit janë një nga faktorët kryesorë të presionit të ulët dhe furnizimit me ujë të ndërprerë. Mungesa e ndërprerjes së vazhdueshme të furnizimit me ujë, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, kontribuon në ndotjen e ujit të pijshëm. Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknik apo administrativ, janë sfidat kryesore për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve. Ky kurs trajnimi do t'u sigurojë pjesëmarrësve njohuritë bazë mbi monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i dobishëm për drejtorët e departamentit të shpërndarjes dhe teknike, inxhinierët e operimit dhe mirëmbajtjes, inxhinierët matës, specialistët e faturimit dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.