Kursi i Trajnimit “Menaxhimi”

 Registration is closed for this event

MENAXHIMI

23 - 24 Mars 2021, Online, Platforma Zoom

Përshkrimi i kursit

Ky kurs trajnimi është hartuar me qëllim që të theksojë rolin e menaxhimit në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs trajnimi mbi menaxhimin është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Komunikoni në mënyrë efektive;
  • Identifikoni karakteristikat kryesore të një drejtuesi efektiv;
  • Përzgjidhni dhe përdorni stile efektive të menaxhimit;
  • Krijoni dhe drejtoni ekipe;
  • Hartoni plane afatgjata dhe afatshkutra për të përmbushur misionin e shoqërisë;
  • Vendosni qëllime dhe objektiva për zbatimin e planeve tuaja;
  • Përdorni teknika specifike që ndihmojnë në njohjen e hershme të problemeve;
  • Analizoni problemet duke përdorur një shumllojshmëri teknikash;
  • Punoni vetëm apo si pjesë e një ekipi për të krijuar një listë gjithë përfshirëse të zgjidhjeve të mundshme të problemeve;
  • Përdorni mjete dhe teknika për të marrë vendime efektive;
  • Komunikoni me grupet e njerëzve që ka më shumë gjasa të ndikohen nga vendimi para dhe pasi të merret ai;
  • Mbani nën vëzhgim perspektivën finaciare të shoqërisë.

Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.

Materialet e kursit

Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit

Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 15.000 lekë/ person

Per jo anëtarët: 18.000 lekë

 

 

When
March 23rd, 2021 9:00 AM to March 24th, 2021 4:00 PM
Location
Online
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Phone: 00355696012782
Event Fee(s)
Member $15,000.00
Non-Member $18,000.00
  • Register Participant