Kursi i Trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”

 Registration is closed for this event

CILËSIA E UJIT NË SISTEMIN SHPËRNDARËS

16-17 Qershor, 2021, Tiranë

Përshkrimi i kursit

Misioni dhe përgjegjësia kryesore e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime është furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt dhe në përpudhje me standartet dhe rregulloret ekzistuese. Një sistem furnizimi me ujë të pijshëm konsiderohet cilësor kur nuk përmban organizma patogjene që shkaktojnë sëmundje. Gjithashtu, kur nuk përmban kimikate toksike, kur është i mirë në shije dhe në dukje, duke u bërë kështu i pranueshëm për konsumatorët familjarë. Ky kurs trajnimi do t'ju shërbejë personave që punojnë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të njohin transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit, kur futet dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës. Gjithashut, do të shpjegojë dhe prezantoj programet për monitorimin dhe mbikqyrjen e rrjetit. Procesi i dezinfektimit dhe pikat e aplikimit te klorit do te trajtohen gjithashtu ne menyre te zgjeruar, gjate ketij kursi.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Identifikojnë burimin dhe llojet e ndotësve që futen në sistemin shpërndarës të ujit;
  • Zhvillojnë një program mbikëqyerje për sistemin e shpërndarjes së ujit;
  • Të realizojnë një program për monitorimin e cilësisë së ujit në sistemin shpërndarës;
  • Të parandalojnë lidhjet e kryqëzuara dhe të dhe zhvillojne nje program për kontrollin e tyre;
  • Te njohin faktoret qe ndikojne ne dezinfektim dhe disa nga metodat e dezinfektimit;
  • Të kryejne dezinfektimin e pompave, tubacioneve të ujit, dhe objekteve të ruajtjes;
  • Të identifikojne pikat e aplikimit të klorit.

Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete dhe angazhohen, në zhvillimin e ushtrimeve dhe punëve laboratorike.

Materialet e kursit të trajnimit

Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin Shpërndarës”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.

Tarifa e regjistrimit

Për anëtarët e SHUKALB dhe SHUKOS: 22.000 lekë/ person.

Per jo anëtarët: 25.000 lekë / person.

Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

When
June 16th, 2021 9:00 PM to June 17th, 2021 1:00 PM
Contact
Phone: 00355696012782
  • Register Participant