Burimet ujore dhe kaptazhet

Përshkrimi i kursit: Përzgjedhja e duhur e burimeve ujore si dhe menaxhimi i mirë rezervuarëve janë faktorë kryesor dhe shumë të rëndësishëm për prodhimin e ujit me cilësi të mirë dhe kosto të ulët. Nëse cilësia e ujit është e mirë që në burim apo rezervuar, atëherë dhe kaptazhet do të ofrojnë ujë të pastër dhe në mënyrë efektive për tek impianti i trajtimit apo në rrjetin shpërndarës. Në këtë kurs trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë mbi burimet ujore dhe karakteristikat e tyre. Do të trajtohen dhe diskutohen programet dhe metodat e menaxhimit të rezervuarëve dhe avantazhet e tyre. Gjithashtu, do të identifikohen dhe përshkruhen llojet e kaptazheve si dhe procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e prodhimit dhe inxhinierët projektues.

Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

• Njihni ciklin hidrologjik;
• Njihni karakteristikat fizike, kimike dhe biologjike të ujrave sipërfaqësor dhe nëntokësorë;
• Vleresoni qendrueshmërinë e burimeve të ujit për qëllim pirjeje;
• Njihni faktorët që ndikojnë në cilësinë e ujit;
• Njihni avantazhet e zbatimit të një programi për menaxhimin e rezervuarëve;
• Zbatoni metodat e duhura për menaxhimin e rezervuarëve për përmirësimin e cilësisë së ujit;
• Operoni dhe mirëmbani në mënyrë të sigurt kaptazhet.
 
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Burimet Ujore dhe Kaptazhet”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me certifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe. 
Event Start
Event End
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member €13,000.00
Non-Member €16,000.00
  • Register Participant