Përshkrimi i kursit: Hidraulika është shumë e rëndësishme kur kemi të bëjmë me një sistem furnizimi me ujë. Uji gjatë lëvizjes prodhon forcë dhe presion sa herë që shpejtësia, drejtimi i prurjes ose lartësia ndryshon. Duke ditur presionin dhe prurjen në një pikë të caktuar të tubacionit, na ndihmon të gjejmë përmasat e tubacionit dhe kapacitetin e tij. Gjithashtu na ndihmon të gjejmë llojin e materialit të tubacionit që na nevojitet në një situatë të caktuar. Për më tej, të kesh njohuri të mira të hidraulikës, i ndihmon menaxherët të vendosin nëse reduktuesit e presionit ose pompat janë të nevojshëm për transmetimin e ujit në mënyre efektive. Ky kurs trajnimi do të ofrojë konceptet bazë të hidraulikës në një sistem furnizimi me uji, nga burimi tek rubineti.
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe teknikët.
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
-
Njihni parimet themelore të presionit;
-
Llogarisni presionin në bar dhe kPa;
-
Identifikoni humjet në pression;
-
Identifikoni humbjet në fërkim;
-
Identifikoni humbjet në pajisjet e tubacioneve;
-
Llogarisni kuajt fuqi të pompës dhe eficencën;
-
Llogarisni shkallën e prurjes;
-
Identifikoni pajisjet për matjen e prurjes.
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Bazat e Hidraulikës për Sistemin e Furnizimit me Ujë”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me certifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
January 1st, 2022 from 9:00 AM to 4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
TR
Albania
Contact
Event Fee(s)
Member | €13,000.00 |
Non-Member | €16,000.00 |