Trajtimi Sekondar i ujërave të ndotur – Proceset me kulturë fikse

Përshkrimi i kursit: Filtri me pikim kosiderohet si metoda e trajtimit sekondar që shfaq numrin më të vogël të problemeve gjatë operimit, megjithatë disa problematika ekzistojnë dhe efiçenca e trajtimit varet tërësisht nga masat e ndërmarra për kontrollin e tyre. Ky kurs trajnimi adreson problematikat kryesore të operimit dhe mirëmbajtjes së filtrave me pikim, duke pajisur pjesëmarrësit me njohuri të mjaftueshme për identifikimin dhe rregullimin në kohë të tyre.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, të cilët përdorin si metodë trajtimi filtrat me pikim.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Kuptoni konceptet e trajtimit të metodave me kulturë fikse;
  • Shpjegoni principin e trajtimit dhe parametrat e kontrollit të metodave të trajtimit me kulturë fikse;
  •  Identifikoni llojet e ndryshme të filtrave me pikim; 
  • Vendosni në punë, operoni dhe mirëmbani filtrat me pikim; 
  • Njihni faktorët që tregojnë se filtri me pikim nuk po funksionon siç duhet, identifikoni burimet e problemit dhe ndërmerrni veprime korrigjuese;
  • Merrni mostra të ujit në hyrje dhe dalje të filtrit me pikim, interpretoni rezultatet e analizave laboratorike dhe bëni rregullimet e duhura në procesin e operimit;
  • Hartoni një strategji për operimin e filtrave me pikim;
  • Operoni filtrat me pikim gjatë kushte jonormale;
  • Përllogaritni ngarkesën organike dhe hidraulike të filtrave me pikim;
  • Inspektoni instalimin e filtrave me pikim;
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Trajtimi Sekondar i Ujit të Ndotur – Proceset me Kulturë Fikse”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
October 20th, 2023 9:00 AM through October 21st, 2023 4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant