Trajtimi Sekondar i Ujit të Ndotur – Proceset me Llum Aktiv

Përshkrimi i kursit: Proceset e trajtimit me llum aktiv janë metodat më të përhapura të trajtimit sekondar, të cilat në qoftë se operohen në mënyrën e duhur prodhojnë ujin e trajtuar më cilësor krahasuar me metodat e tjera bioligjike. Për arritjen e eficencës së dëshiruar të trajtimit është e rëndësishme të përdoren praktikat e duhura të operimit, përllogariten saktë parametrat e kontrollit si dhe të ndërmerren masat e duhura për identifikimin dhe korrigjimin e problemeve. Ky kurs trajnimi adreson problematikat kryesore të operimit dhe mirëmbajtjes së proceseve me llum aktiv duke pajisur pjesëmarrësit me njohuri të mjaftueshme për identifikimin dhe rregullimin në kohë të tyre.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, të cilët përdorin si metodë trajtimi proceset me llum aktiv.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Kuptoni konceptet e trajtimit të metodave me llum aktiv;
  • Shpjegoni parimin e trajtimit dhe parametrat e kontrollit të metodave të trajtimit me llum aktiv;
  • Bëni dallimin midis llojeve të ndryshme të processeve me llum aktiv;
  • Vendosni në punë, operoni dhe mirëmbani proceset me llum aktiv;
  • Operoni proceset me llum aktiv gjatë kushteve normale dhe jonormale;
  • Njihni faktorët që tregojnë se procesi me llum aktiv nuk po funksionon siç duhet, identifikoni burimet e problemit dhe ndërmerrni veprime korrigjuese;
  • Përshkruani metodat që përdoren për llogaritjen e sasisë së llumit të ricikluar dhe llumit të larguar;
  • Përzgjidhni metodën për llogaritjen e sasisë së llumit të ricikluar dhe llumit të larguar më të përshtatshme për impjantin tuaj;
  • Shpjegoni parametrat e kontrollit të një dekantuesi sekondar dhe performoni operimin dhe mirëmbajtjen e tij.
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, do të realizohet edhe një vizite studimore në një impjant trajtimi ku ështe aplikuar metoda me llum aktiv.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Trajtimi Sekondar i Ujit të Ndotur – Proceset me Llum Aktiv”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat,dhe pushimet për kafe
 
When
October 6th, 2023 9:00 AM through October 7th, 2023 4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant