Mirëmbajtja e Pajisjeve – Motorrat, Pompat dhe Valvulat për Profesionistët e Ujit të Ndotur dhe të Pijshëm

 Registration is closed for this event

Përshkrimi i kursit: Mirëmbajta e duhur dhe në kohë e pajisjeve e mban sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizime në kushte të përshtatshme pune. Mirëmbatja e pajisjeve mund të jetë parandalues, riparuese dhe emergjente. Ky kurs trajnimi ka për qëllim të identifikoj llojet e pompave, motorëve dhe valvulave si pajisje shumë të rëndësishme në sistemin UK si dhe të shpjegoj programin për mirëmbatjen e tyre. Gjithashtu, do të paraqes zgjidhjen e problemeve të ndryshme gjatë operimit të këtyre pajisjeve.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët e operimit dhe mirëmbajtjes si dhe teknikët.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Zhvilloni një program mirëmbajtjeje për pajisjet në sistemin UK;
  • Planifikoni dhe kryeni mirëmbajtjen e pajisjes në intervalet e duhura dhe sipas udhëzimeve të prodhuesve;
  • Njihni simptomat që tregojnë mos funksionimin e duhur të pajisjeve dhe identifikoni burimin e problemit dhe të merrni masa për riparimin e tij;
  • Identifikoni pajisjet e sigurisë në punë;
  • Njihni llojet e motorëve dhe idetifikoni llojet e problemeve të motorëve dhe burimin e tyre;
  • Njihni hap pas hapi procedurën për një zgjidhje efektive të problemeve;
  • Identifikoni procedurën për inspektimin fizik për mirëmbajtjen e motorëve;
  • Njihni llojet e pompave dhe mirëmbajtjen e duhur për secilën prej tyre;
  • Listoni shkaqet më të shpeshta të avarive dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Identifikoni llojet e valvulave dhe procedurat e mirëmbajtjes për çdo lloj valvule.
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
 
Materialet e kursit të trajnimit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Mirëmbajtja e Pajisjeve - Motorrat, Pompat dhe Valvulat për Profesionistët e Ujit të Ndotur dhe të Pijshëm”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me certifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person. Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
June 22nd, 2022 9:00 AM to June 23rd, 2022 4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 22,000.00
Non-Member ALL 25,000.00
  • Register Participant