
Kush duhet të marrë pjesë: Ky trajnim është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm inxhinieret, teknikët dhe specialist që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur dhe janë përgjegjës për operimin e sistemeve SCADA.
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
-
Njihni rëndësinë e sistemeve të automatizuara të matjes dhe kontrollit për operimin e pajisjeve të trajtimit;
-
Kuptoni përdorimet e sensorëve;
-
Njihni llojet e ndryshme të sensorëve dhe konvertitorëve;
-
Lexoni pajisjet matëse dhe të bëni rregullime të duhura në funksionimin e pajisjeve të impiantit të trajtimit;
-
Identifikoni simptomat e problemeve në sistemet e matjes dhe kontrollit;
-
Identifikoni detyrat që mund të kryhen duke përdorur kompjutera dhe programe kompjuterike;
-
Njihni gabimet që mund të behen nga operatorët gjatë përdorimit të kompjuterave;
-
Vlerësoni komponentët e kompjuterit dhe programet kompjuterike;
-
Kuptoni përdorimin e programeve SCADA në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe të ujërave të ndotura;
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete duke u angazhuar në zhvillimin e ushtrimeve që përfshijnë përdorimin e të dhënave të shoqërisë së tyre.
Materialet e kursit të trajnimit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Vështrim i Përgjithshëm mbi Sistemet SCADA për Profesionistët e Ujit të Pijshëm dhe Ujit të Ndotur”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person.
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
When
January 1st, 2022 from 9:00 AM to 4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
TR
Albania
Contact
Event Fee(s)
Member | ALL 13,000.00 |
Non-Member | ALL 16,000.00 |