Programi “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët” Trajnimi “Aspektet e Menaxhimit të Projektit”

Objektivi i përgjithshëm i programit: Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të marrin një rol aktiv gjatë planifikimit dhe zbatimit të infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur.

Grupi i synuar: Menaxherët dhe stafi teknik i shoqërive UK, duke zbatuar ose drejtuar sistemet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur. (1) Menaxher Teknik; (2) Anëtarët e NJZP-ve; (3) Stafi teknik; Sekondarë: (4) Stafi i Laboratorëve (5) Departamenti për Marrëdhëniet me Klientët, Stafi i bashkisë :(1) Departamenti i Çështjeve Komunale, (2) Departamenti i Investimeve, (3) Zyra e Kryetarit

Objektivat specifike të mësimit të moduleve:

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë elementë kryesor të menaxhimit të një projekti infrastrukturor të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur.

Temat kryesore: Moduli 3: Aspektet e Menaxhimit të Projektit (Trajnim 2 ditor)

Shkëmbimet/diskutimet mes  kolegëve (1 ditë)

  • Cikli i Projektit për Projektet e Infrastrukturës së Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur (Hyrje),
  • Studimi i Fizibilitetit,
  • Zhvillimi i planit të Bashkisë për menaxhimin e kanalizimeve dhe ujërave të ndotur/Master Plani/Procesi i planifikimit, fazat, plani i investimeve prioritare, kostot e ciklit të jetës duke përfshirë kostot operacionale dhe amortizimin.

Shënim: Theksi është më shumë tek pjesa dhe temat më teknike, pasi grupi i synuar është në ndërveprim të drejtpërdrejtë me konsulentët dhe duhet të jetë në gjendje të marrë vendime të informuara.

Aspektet metodologjike:

  • Kontributi i përshtatur sipas pjesëmarrësve dhe ndërtimi së bashku në grup për të lehtësuar transferimin dhe zbatimin e njohurive mbi temën e zgjedhur:

o Të dhëna të përshtatura sipas ekspertëve/personave teknik, përshtatja e kontekstit kombëtar dhe bazuar në temën e zgjedhur - e shkurtër, por gjithëpërfshirëse.

      o Shkëmbimi/diskutimi mes kolegësh dhe ndarja dhe reflektimi i përvojave për të nxitur të mësuarin e              pjesëmarrësve nga njëri –tjetri.

      o Shkëmbim formal dhe i strukturuar në platformën në internet.

      o Punë ndërvepruese në grup për të reflektuar dhe për të aplikuar njohuritë e mësuara, p.sh

Konferencë online, Webinar me një temë "të nxehtë". Ujërat e Ndotur.

 

Materiali:

  • Mjete vizualizimi (p.sh. tabela ku mund të vendosen shënime, tabela magnetike, flipçarte)
  • Manualët,
  • Prezantimet në Power Point, dhe
  • Materialet për t'u shpërndarë gjatë trajnimit (përshkrimi i praktikave të mira/rastet e studimit, broshura, videoklipe), formularë shabllon dhe lista kontrolli,
  • Udhëzime për shoqërim/ bashkëpunim në internet, mundësi transferimi,

Opsionale: Kartat mësimore për Hapat e ITUN.

 

When
October 4th, 2022 9:00 AM through October 5th, 2022 4:00 PM
  • Register Participant