PASQYRAT FINANCIARE NE KONTEKSTIN E RAJONALIZIMIT TE SHOQERIVE UK

 Registration is closed for this event
Kursi i trajnimit do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me setin e plotë të pasqyrave financiare dhe informacionin që mbart secila prej tyre, rregullat për zbatimin e politikave kontabël, llogaritë e arkëtueshme, borxhin e keq, tatimin e shtyrë, provizionet, aktivet e kushtëzuara, koston e kapitalit. 

Objektivi Kryesor: Ndërkohë që Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime janë duke përgatitur bilancet e tyre fiskale për t'i dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, SHUKALB ka përgatitur një kurs trajnimi që adreson nevojat e menaxherëve financiarë dhe financierëve të shoqërive ujësjellës kanalizime. 

Kursi i trajnimit do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me setin e plotë të pasqyrave financiare dhe informacionin që mbart secila prej tyre, rregullat për zbatimin e politikave kontabël, llogaritë e arkëtueshme, borxhin e keq, tatimin e shtyrë, provizionet, aktivet e kushtëzuara, koston e kapitalit. 

Grupi i synuarKy kurs Trajnimi është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime, veçanërisht i vlefshëm për financierët dhe shefat e financës dhe erdhi si nevojë e vetë shoqërive Ujësjellës Kanalizime.

Tarifa e regjistrimitPër anëtarët e SHUKALB: 15.000 lekë/ person+TVSH
Per jo anëtarët: 18.000 lekë+TVSH.

When
April 27th, 2023 9:00 AM to April 28th, 2023 4:00 PM
  • Register Participant