MENAXHIMI I HUMBJEVE TË UJIT

Volumi vjetor i humbjeve të ujit (uji pa të ardhura) është një tregues i rëndësishëm si për efiçencën e shpëndarjes së ujit, ashtu dhe për proçedurat administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime (UK). Humbjet e ujit janë shkaku kryesor i furnizimit me ujë me ndërprerje dhe nën presionin. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, kontribojnë në ndotjen e ujit të pijshëm. Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Menaxhimi i humbjeve përmirëson cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë, dhe ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit. Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e zonave të matura të shërbimit (DMA) dhe  menaxhimin e presionit, do të jenë disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.

Për më shumë informacion mbi këtë trajnim ndiqni linqet e mëposhtëm:

https://shukalb.al/sq/menaxhimi-i-humbjeve-te-ujit-i/
https://shukalb.al/sq/menaxhimi-i-humbjeve-te-ujit-ii/

When
December 12th, 2022 12:00 AM to December 13th, 2022 12:00 AM
Location
TR
Albania
  • Register Participant