EFEKTIVITETI I ENERGJISË NË SHOQËRITË UJËSJELLËS KANALIZIME

Shumë shoqëri ujësjellës kanalizime kanë kosto energjie që përbëjnë 30-40% të kostove direkte operative. Ky  kurs  trajnimi ofron  një metodologji të  përgjithshme për  t’u përdorur nga shoqëritë ujësjellës kanalizime për vetëvlerësimin e efektivitetit të energjisë të secilit komponent të sistemeve dhe impianteve të tyre të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Kursi do të trajtojë zbatimin e një programi auditimi të energjisë nëpërmjet disa fazave si përcaktimi se ku dhe sa energji përdoret në sistem, nivelin e efektivitetit, masa të veçanta që duhen zbatuar për të ulur konsumin dhe koston, analizën e normës fitim-kosto ose leverdinë ekonomike të këtyre veprimeve, si dhe metodat për vlerësimin dhe monitorimin e rezultateve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të realizuar auditimin e energjisë së komponentëve të impianteve të tyre.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për menaxherët dhe stafin teknik përgjegjës të operimit dhe mirëmbajtjes së impianteve të trajtimit të ujit të pijshëm dhe të ndotur si dhe të stacioneve të pompave.

Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi, lexoni KËTU.

When
September 20th, 2022 12:00 AM to September 21st, 2022 12:00 AM
Location
TR
Albania
  • Register Participant