MENAXHIMI

Sorry Registration for this event ended on June 6th, 2025 5:28 PM
 Registration is closed for this event

Ky kurs trajnimi është hartuar me qëllim që të theksojë rolin e menaxhimit në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët. Kursi do të trajtojë çështje  që  kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.

Kush duhet të marrë pjesë

Ky kurs trajnimi mbi menaxhimin është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Objektivat e kursit të trajnimit

Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:

  • Komunikoni në mënyrë efektive;
  • Identifikoni karakteristikat kryesore të një drejtuesi efektiv;
  • Përzgjidhni dhe përdorni stile efektive të menaxhimit;
  • Krijoni dhe drejtoni ekipe;
  • Hartoni plane afatgjata dhe afatshkutra për të përmbushur misionin e shoqërisë;
  • Vendosni qëllime dhe objektiva për zbatimin e planeve tuaja;
  • Përdorni  teknika specifike që ndihmojnë në njohjen e hershme të problemeve;
  • Analizoni problemet duke përdorur një shumllojshmëri teknikash;
  • Punoni vetëm apo si pjesë e një ekipi për të krijuar një listë gjithë përfshirëse të zgjidhjeve të mundshme të problemeve;
  • Përdorni mjete dhe teknika për të marrë vendime efektive;
  • Komunikoni me grupet e njerëzve që ka më shumë gjasa të ndikohen nga vendimi para dhe pasi të merret ai;
  • Mbani nën vëzhgim perspektivën finaciare të shoqërisë.
Metoda e trajnimit

Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.

Materialet e kursit

Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.

Tarifa e regjistrimit
  • Anëtarët e SHUKALB është 22,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
  • Jo-Anëtarët 25,000 Lekë/person + TVSH.

Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.

When
June 10th, 2025 9:00 AM to June 11th, 2025 4:30 PM
Location
Tirane, TR 1000
Albania
Contact
Mobile: +355 69 70 81 515
Phone: +355 42 245 101
  • Register Participant