Programi “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët” Trajnimi “Aspektet Rregullatore dhe Financimi”

 Registration is closed for this event

Objektivi i përgjithshëm i programit: Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të marrin një rol aktiv gjatë planifikimit dhe zbatimit të infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur.

Grupi i synuar: Menaxherët dhe stafi teknik i shoqërive UK, duke zbatuar ose drejtuar sistemet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur. (1) Menaxher Teknik; (2) Anëtarët e NJZP-ve; (3) Stafi teknik; Sekondarë: (4) Stafi i Laboratorëve (5) Departamenti për Marrëdhëniet me Klientët, Stafi i bashkisë :(1) Departamenti i Çështjeve Komunale, (2) Departamenti i Investimeve, (3) Zyra e Kryetarit

Objektivat specifike të mësimit  të moduleve: 

  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të shpjegojnë statusin e sektorit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura dhe kuadrin ligjor dhe institucional në nivel kombëtar dhe NJQV.

Temat kryesore : Moduli 1: Aspektet Rregullatore dhe të Financimit.

  • Vështrim i shkurtër i çështjeve të administrimit duke përfshirë statusin e sektorit në rajon/në vend:
    • Mbulimi me shërbimin e kanalizimeve,
    • Mbulimi me shërbimin e trajtimit të ujërave të ndotur,
    • Strategjitë ekzistuese në nivel kombëtar,
    • Legjislacionet (në krahasim me kërkesat e BE-së),
    • Strategjitë ekzistuese në nivel bashkie, p.sh. masterplanet.
  • Konteksti ligjor dhe administrativ,
  • Rregulloret dhe standardet,
  • Aktorët në sektorin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur,
  • Menaxhimi Financiar,
  • Tarifimi (mbledhja dhe trajtimi i ujërave të ndotura),
  • Marrëdhëniet me konsumatorët - Ndërgjegjësimi i klientëve për nevojat dhe përfitimet nga grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura.

Aspektet metodologjike:

  • Kontributi i përshtatur sipas pjesëmarrësve dhe ndërtimi së bashku në grup për të lehtësuar transferimin dhe zbatimin e njohurive mbi temën e zgjedhur:

o Të dhëna të përshtatura sipas ekspertëve/personave teknik, përshtatja e kontekstit kombëtar dhe bazuar në temën e zgjedhur - e shkurtër, por gjithëpërfshirëse.

      o Shkëmbimi/diskutimi mes kolegësh dhe ndarja dhe reflektimi i përvojave për të nxitur të mësuarin e              pjesëmarrësve nga njëri –tjetri.

      o Shkëmbim formal dhe i strukturuar në platformën në internet.

      o Punë ndërvepruese në grup për të reflektuar dhe për të aplikuar njohuritë e mësuara, p.sh

Konferencë online, Webinar me një temë "të nxehtë". Ujërat e Ndotur.

 

Materiali:

  • Mjete vizualizimi (p.sh. tabela ku mund të vendosen shënime, tabela magnetike, flipçarte)
  • Manualët,
  • Prezantimet në Power Point, dhe
  • Materialet për t'u shpërndarë gjatë trajnimit (përshkrimi i praktikave të mira/rastet e studimit, broshura, videoklipe), formularë shabllon dhe lista kontrolli,
  • Udhëzime për shoqërim/ bashkëpunim në internet, mundësi transferimi,

Opsionale: Kartat mësimore për Hapat e ITUN.

When
September 22nd, 2022 9:00 AM to September 23rd, 2022 4:00 PM
Location
Tirane
TR
Albania
  • Register Participant