Objektivi i përgjithshëm i programit: Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të marrin një rol aktiv gjatë planifikimit dhe zbatimit të infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur.
Grupi i synuar: Menaxherët dhe stafi teknik i shoqërive UK, duke zbatuar ose drejtuar sistemet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur. (1) Menaxher Teknik; (2) Anëtarët e NJZP-ve; (3) Stafi teknik; Sekondarë: (4) Stafi i Laboratorëve (5) Departamenti për Marrëdhëniet me Klientët, Stafi i bashkisë :(1) Departamenti i Çështjeve Komunale, (2) Departamenti i Investimeve, (3) Zyra e Kryetarit
Objektivat specifike të mësimit të moduleve:
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të shpjegojnë sisteme të ndryshme të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur, duke u fokusuar tek aspektet teknike dhe të shpjegojnë rëndësinë e tyre.
Moduli 2: Teknologjitë
- Llojet e sistemeve të kanalizimeve dhe të trajtimit të ujërave të ndotur (KUN) (të përziera, të ndara ...) (vlerësim teknik).
- Sistemet e decentralizuara kundrejt atyre të centralizuara.
- Sistemet e KUN (përzgjedhja e terrenit të ITUN, Dimensionimi, sistemet e grumbullimit dhe trajtimit - tubacionet dhe strukturat, asgjësimi dhe/ose ripërdorimi i llumit, funksionimi dhe mirëmbajtja, kërkesat për energji, cilësia e rrjedhjeve, çështjet mjedisore).
- Menaxhimi i integruar i burimeve ujore IWRM, Menaxhimi i integruar i ujit urban IWUM, Menaxhimi i ujërave të reshjeve me bazë natyrën.
Aspektet metodologjike:
- Kontributi i përshtatur sipas pjesëmarrësve dhe ndërtimi së bashku në grup për të lehtësuar transferimin dhe zbatimin e njohurive mbi temën e zgjedhur:
o Të dhëna të përshtatura sipas ekspertëve/personave teknik, përshtatja e kontekstit kombëtar dhe bazuar në temën e zgjedhur - e shkurtër, por gjithëpërfshirëse.
o Shkëmbimi/diskutimi mes kolegësh dhe ndarja dhe reflektimi i përvojave për të nxitur të mësuarin e pjesëmarrësve nga njëri –tjetri.
o Shkëmbim formal dhe i strukturuar në platformën në internet.
o Punë ndërvepruese në grup për të reflektuar dhe për të aplikuar njohuritë e mësuara, p.sh
Konferencë online, Webinar me një temë "të nxehtë". Ujërat e Ndotur
Materiali:
- Mjete vizualizimi (p.sh. tabela ku mund të vendosen shënime, tabela magnetike, flipçarte)
- Manualët,
- Prezantimet në Power Point, dhe
- Materialet për t'u shpërndarë gjatë trajnimit (përshkrimi i praktikave të mira/rastet e studimit, broshura, videoklipe), formularë shabllon dhe lista kontrolli,
- Udhëzime për shoqërim/ bashkëpunim në internet, mundësi transferimi,
Opsionale: Kartat mësimore për Hapat e ITUN.
TR
Albania