Tubacionet kryesore dhe Rezervuaret e ujit

 Registration is closed for this event

Përshkrimi i kursit: Tubacionet e rrjetit shpërndarës dhe rezervuarët e ujit janë komponent shumë të rëndësishëm të sistemit të furnizimit me ujë. Instalimi i duhur i tyre zgjat jetën e shërbimit dhe zvogëlon problemet me mirëmbajtjen në vazhdimësi, duke ofruar kështu ujë të pijshëm të sigurt dhe duke ulur kostot e panevojshme për Shoqërinë. Gjatë këtij kursi trajnimi, pjesëmarrësit do të njihen me llojet e tubacioneve më të përdorshme, si dhe karakteristikat e tyre. Do të mësojnë hapat e nevojshme për instalimin e tubacioneve dhe do të njihen me lloje të ndryshme të rezervuareve si dhe me procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së tyre.
 
Kush duhet të marrë pjesë: Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, dhe inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit dhe inxhinieret e prodhimit.
 
Objektivat e kursit të trajnimit: Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
  • Njihni skemat e systemit shpërndarës të ujit;
  • Identifikoni llojet e tubacioneve;
  • Identifikoni llojet e rakorderive në tubacione;
  • Njihni procedurat e mbrojtjes së tubacioneve;
  • Identifikoni procedurat e inspektimit gjatë transportit të tubacioneve;
  • Zbatoni hapat për shkarkimin, grumbullimin dhe sistemimn e tubacioneve gjatë punimeve;
  • Përshkruani dhe zbatoni procesin e gërmimit;
  • Njihni hapat për instalimin e tubacioneve;
  • Zbatoni procedurat e kontrollit të rrjedhjeve në tubacione;
  • Njihni dhe zbatoni porcesin e shpërlajres, pastrimit dhe dezinfektimit të tubacioneve;
  • Operoni dhe mirëmbani tubacionet dhe rakoderitë;
  • Identifikoni lloje të ndryshme të rezervuarëve të ujit;
  • Njihni procedurat e mirëmbajtjes së rezervuarëve të ujit.
 
Metoda e trajnimit: Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
 
Materialet e kursit: Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Tubacionet Kryesore dhe Rezervuarët e Ujit”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me certifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
 
Tarifa e regjistrimit: Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person. Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe

 

When
June 16th, 2022 from  9:00 AM to  4:00 PM
Location
Tiranë
TR
Albania
Contact
Phone: 00355697066222
Event Fee(s)
Member ALL 13,000.00
Non-Member ALL 16,000.00
  • Register Participant