Objektivi i përgjithshëm i programit: Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të marrin një rol aktiv gjatë planifikimit dhe zbatimit të infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur.
Grupi i synuar: Menaxherët dhe stafi teknik i shoqërive UK, duke zbatuar ose drejtuar sistemet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur. (1) Menaxher Teknik; (2) Anëtarët e NJZP-ve; (3) Stafi teknik; Sekondarë: (4) Stafi i Laboratorëve (5) Departamenti për Marrëdhëniet me Klientët, Stafi i bashkisë :(1) Departamenti i Çështjeve Komunale, (2) Departamenti i Investimeve, (3) Zyra e Kryetarit
Objektivat specifike të mësimit të moduleve:
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të shpjegojnë statusin e sektorit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura dhe kuadrin ligjor dhe institucional në nivel kombëtar dhe NJQV.
Temat kryesore : Moduli 1: Aspektet Rregullatore dhe të Financimit.
- Vështrim i shkurtër i çështjeve të administrimit duke përfshirë statusin e sektorit në rajon/në vend:
- Mbulimi me shërbimin e kanalizimeve,
- Mbulimi me shërbimin e trajtimit të ujërave të ndotur,
- Strategjitë ekzistuese në nivel kombëtar,
- Legjislacionet (në krahasim me kërkesat e BE-së),
- Strategjitë ekzistuese në nivel bashkie, p.sh. masterplanet.
- Konteksti ligjor dhe administrativ,
- Rregulloret dhe standardet,
- Aktorët në sektorin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur,
- Menaxhimi Financiar,
- Tarifimi (mbledhja dhe trajtimi i ujërave të ndotura),
- Marrëdhëniet me konsumatorët - Ndërgjegjësimi i klientëve për nevojat dhe përfitimet nga grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura.
Aspektet metodologjike:
- Kontributi i përshtatur sipas pjesëmarrësve dhe ndërtimi së bashku në grup për të lehtësuar transferimin dhe zbatimin e njohurive mbi temën e zgjedhur:
o Të dhëna të përshtatura sipas ekspertëve/personave teknik, përshtatja e kontekstit kombëtar dhe bazuar në temën e zgjedhur - e shkurtër, por gjithëpërfshirëse.
o Shkëmbimi/diskutimi mes kolegësh dhe ndarja dhe reflektimi i përvojave për të nxitur të mësuarin e pjesëmarrësve nga njëri –tjetri.
o Shkëmbim formal dhe i strukturuar në platformën në internet.
o Punë ndërvepruese në grup për të reflektuar dhe për të aplikuar njohuritë e mësuara, p.sh
Konferencë online, Webinar me një temë "të nxehtë". Ujërat e Ndotur.
Materiali:
- Mjete vizualizimi (p.sh. tabela ku mund të vendosen shënime, tabela magnetike, flipçarte)
- Manualët,
- Prezantimet në Power Point, dhe
- Materialet për t'u shpërndarë gjatë trajnimit (përshkrimi i praktikave të mira/rastet e studimit, broshura, videoklipe), formularë shabllon dhe lista kontrolli,
- Udhëzime për shoqërim/ bashkëpunim në internet, mundësi transferimi,
Opsionale: Kartat mësimore për Hapat e ITUN.
TR
Albania