CILËSIA E UJIT NË SISTEMIN SHPËRNDARËS

 Registration is closed for this event

Misioni dhe përgjegjësia kryesore e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime është furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt dhe në përpudhje me standartet dhe rregulloret ekzistuese. Një sistem furnizimi me ujë të pijshëm konsiderohet cilësor kur nuk përmban organizma patogjene që shkaktojnë sëmundje. Gjithashtu, kur nuk përmban kimikate toksike, kur është i mirë në shije dhe në dukje, duke u bërë kështu i pranueshëm për konsumatorët familjarë. Ky kurs trajnimi do t’ju shërbejë personave që punojnë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të njohin transformimet kimike, fizike dhe biologjike të  ujit, kur futet dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës. Gjithashut, do të shpjegojë dhe prezantoj programet për monitorimin dhe mbikqyrjen e rrjetit. Procesi i dezinfektimit dhe pikat e aplikimit te klorit do te trajtohen gjithashtu ne menyre te zgjeruar, gjate ketij kursi.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.

Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi, lexoni KËTU.

When
July 19th, 2023 12:00 AM to July 20th, 2023 12:00 AM
  • Register Participant